Ecommerce Albania
Rreth Projektit
Shoqata e TIK (AITA), në bashkëpunim me BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, AIDA, dhe me financim të Norvegjisë si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund, do të organizojnë një cikël trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike” në të cilat do të kenë mundësinë të rrisin kapacitetet e tyre disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) të përzgjedhura në bazë të një proçesi aplikimi.
Kompanitë që do të pranohen në trajnim duhet të plotësojnë disa kritere të cilat lidhen me industrinë, numrin e punonjësve si dhe planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike.
Ky cikël trajnimesh ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e përdorimit të tregtisë elektronike në biznes. Sesionet e trajnimeve do të zhvillohen Online gjatë periudhës Qershor – Korrik 2022. Datat do bëhen me dije në ditët në vazhdim.
Për më shumë detaje ose paqartësi, kontaktoni në adresën email:
info@dm-consulting.biz
Organizatoret & Partneret
Dritan Mezini
AITA/duapune.com
Gerti Boshnjaku
New Media Group/Business Magazine
Ardiola Hristic
Koordinatore Rajonale e Konsulencave lokale në Ballkanin Perendimor tek BERZH
Desarta Rapushaj
Përgjegjëse Sektori, në Drejtorinë e NVM dhe Projekteve pranë AIDA.
DM Consulting Services
Produkt i Dua Website nga DM Consulting Services
Shërbime të Rëndësishme
Të rejat
Të gjitha lajmet →Aktivitete
Telefoni
+355 69 203 1581Rruga Luigj Gurakuqi, Njësia Bashkiake Nr. 2
Merrni udhëzimet